Kontingjenti i parë i FSK-së niset drejt SHBA-së në mars

07:44 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Komandanti i FSK-së, Gjenerali Rrahman Rama ka thënë se është një lajm i veçantë miratimi nga Kuvendi për dërgim të trupave ushtarake të Kosovës në mision përkrah ushtrisë amerikane.

Ai në RTK tha se ky vendim ka rëndësi të veçantë jo vetëm për FSK-në, por për të gjithë Kosovën, duke e cilësuar si moment historik.

Rama tregoi se trupat ushtarake të Kosovës kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontingjenti i parë nga shteti ynë për në SHBA pritet të udhëtoj në mars të këtij viti.

Ndryshe, dje në Kuvendin e Kosovës vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse u votua nga 92 deputetë.

Të ngjashme