Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u bënë të ditura disa audio përgjime që tregonin bisedat mes autorit të krimit Përparim Tela (Ademi) dhe një prej viktimave të tij pak ditë para vrasjes së dyfishtë.
Biseda mes Përparim Telës dhe viktimës Kristina Bardhit:
Kristina: Pse merr në telefon, si e ke hallin?
Përparimi: Mirëmëngjes, mirë je, të pashë që je zgjuar dhe të mora…
Kristina: Ca do?
Kristina: Çfarë do?
Përparimi: Dua të flas 2 minuta me ty.
Kristina: Absolutisht as edhe një gjë
Përparimi: Dy minuta, jo në shtëpi. Dua të flas me ty, përse nuk pranon, ku të duash afër shtëpisë
Kristina: Nuk dua fare.. fare
Përparimi: Mirë mirë do që të flasim në messenger?
Kristina: Hape pak messengerin.
Ndërsa kjo është biseda mes djalit të vrasësit dhe djalit të një prej viktimave pas ngjarjes:
Djali i Përparimit, Kristo: Mos u mërzit o vëllai im, ti mos u mërzit, se unë nuk mërzitem për atë. Mërzitem për nanën dhe për mamin tat.
Djali i Zhanetës, Anxhelo: Ja këtu janë, janë futur në frigorifer, direkt të vdekur të dyja.
Djali i Përparimit, Kristo: Ti e pe të gjithë ngjarjen?
Djali i Zhanetës, Anxhelo: Po që të gjithë. Unë isha aty, mbrapa mamit
Djali i Përparimit, Kristo: Më rafte pika mu o zot.
Gjithashtu u transmetua biseda mes djalit të vrasësit dhe vajzës të njërës prej viktimave pas ngjarjes:
Vajza: O Zot i madh, ça na gjeti kështu. Mami si është, me kë e lë mamin?
Djali i Përparimit, Kristo: Ka ardh çuni xhajës.
Vajza: Mos qaj zemër, mos u mërzit. E di si po dridhem më ka rënë dy herë të fikët.
Djali i Përparimit, Kristo: Do marrësh gjak te unë?
Vajza: Asnjëherë në botë, nuk lahet gjaku me gjak, nëse do merret gjak do merret te ai. Atë të mos e lenë gjallë atje në burg.
Ndërkohë është bërë i ditur fakti që në vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 31 dhjetor në shtëpinë e Zhaneta dhe Pranvera Metani. Plagosjen me armë të nipit të përparimit, Kastriotit, i cili e shoqëroi autorin e vrasjes në banesën e viktimave. /TCH
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...