Një grua që jetonte në një shtëpi kujdesi në Slloveni, ka humbur jetën pasi morri vaksinën Pfizer, e cila ka për qëllim mbrojtjen ndaj koronavirusit.
Sipas autoriteteve sllovene, vdekja e saj nuk ka të bëjë me vaksinën, pasi ajo vuante edhe nga sëmundje tjera shoqëruese, shkruajnë mediat sllovene, transmeton portal arbresh.info
Sipas TV Slovenska, rasti u raportua tek autoritetet shëndetësore, por informacione më të detajuara mbi ngjarjen ende nuk janë dhënë.
Italia prezanton vaksinën 92.5% efektive kundër COVID
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (NIJZ) njoftoi se deri më tani ka marrë vetëm një raport të efekteve anësore pas vaksinimit dhe një rast të vdekjes që “përkon me vaksinimin”, të cilin më pas e informoi Ministrinë e Shëndetësisë.
Ministria, siç është deklaruar, do të mbledhë një komision për vaksinimin në mënyrë që të studiojë çështjen në detaje dhe të përcaktojë nëse ekziston “ndonjë lidhje” midis vaksinimit dhe vdekjes, për të cilën më pas do të informohet edhe publiku.
Sllovenia sikurse edhe shumë vende tjera të BE-së kanë filluar vaksinimin kundër koronavirusit./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën