Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se do të jenë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Për këtë, ai i ka numëruar arsyet.
“Situata e krijuar në Kosovë mua më ja bërë që të jem këtu prezent. Jo për përfitime personale. Secili le ta di këtë. Unë më mirë do ta kisha me familje”, thotë Pacolli.
“Dua edhe një herë që eksperiencën time politike ta vë në funksion”, thotë Pacolli.
“Unë nuk mundem me e pranu humbjen. Unë nuk dua ta pranojë idenë që Kosova të dështojë dhe unë dua të jem aty deri në fund, derisa të bëjmë çmos që Kosova të jetë një storie e suksesit’, shton ai në T7.
“Është shumë e vështirë. Ke të bësh me njerëz që e kanë gojën plot patriotizëm por që strategjitë e qytetarëve të Kosovës i kthejnë në kauza politike”, tha ai.
“Unë ju them se këta njerëz të cilët tentojnë që në mënyrat e veta ta marrin Kosovën nën kontroll, këta njerëz nuk do t’i shërbejnë vendit”, theksoi Pacolli.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...