572 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

22:13 | 5 Janar 2021
Arditë Shkodra

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 572 pacientë të shëruar nga koronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve Shkup-162, Kumanovë-30, Dibër-1, Shtip-20, Prilep-59, Tetovë-14, Strugë-36, Veles-30, Manastir-26, Ohër-27, Kavadar-17, Gostivar-15, Gjevgjeli-20, Strumicë-18, Kriva Pallankë-15, Radovish-14, Koçan-11, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-6, Vallandov-6, Vinicë- 2, Kratov-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-5, Resnjë-6 dhe Negotinë-23.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 84.709, numri i pacientëve të shëruar është 64.104, numri i vdekjeve është 2.559, ndërsa numri i rasteve aktive është 18.046.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme