Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në një lokal në Ferizaj, ku mbetën të lënduar 44 persona.
Kurti, përmes një postimi në Facebook uruar shërim sa më të shpejt për të lënduarit nga ky shpërthim, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve qendrore dhe lokale për t’u vënë në krye të detyrës në inspektimin e lokaleve.
Ai, ka përmendur edhe shpërthimin që ndodhi në një fshat afër Prishtinës javë më parë, ku mbetën të lënduar 12 persona.
“Një javë pas shpërthimit të bombolës së gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër një lagjeje private ku mbetën 12 të lënduar, sot morëm lajmin tragjik për shpërthimin e një bombole të ngjashme në Ferizaj, prej ku 15 u dërguan për trajtim në QKUK, kurse tre të tjerë në kujdes intensiv. Uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë e të kthehen te familjarët e tyre me të cilët bashkëndjej në këto momente”, ka shkruar Kurti.
Këso ngjarje tragjike që janë të shmangshme, sipas tij, nuk mund të quhen thjesht fatkeqësi e nuk do të duhej të ndodhnin
“Dy shpërthime për një kohë kaq të shkurtër janë alarm për autoritetet lokale dhe qendrore për t’u vënë në krye të detyrës në inspektimin e lokaleve. Këso ngjarje tragjike që janë të shmangshme nuk mund të quhen thjesht fatkeqësi e nuk do të duhej të ndodhnin. Shteti është mbikëqyrje e mirë”, është shprehur Kurti.
Ndryshe, si pasoj e shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj, 44 persona janë lënduar, 14 janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...