Ish-zyrtari kinez dënohet me vdekje shkaku i korrupsionit

21:02 | 5 Janar 2021
Arditë Shkodra

Ish-njeriu i parë i ndërmarrjes shtetërore kineze, “Huarong Ashet Management Co.” u dënua me vdekje, në një nga rastet më të famshme të korrupsionit në vend.

Kjo u njoftua sot nga gjykata në qytetin e Tianjinit, në veri të Kinës.

Lai Xiaomin u dënua për pranim ose kërkim të ryshfetit në shumën totale prej 276.72 milionë dollarësh në periudhën nga 2008 në 2018, kur ishte gjithashtu një zyrtar i lartë bankar, deklaroi Gjykata Popullore në Tianjin në shpjegimin e saj, raporton bloomberg.

“Lai Xiaomin ishte një kriminel dhe jashtëzakonisht lakmitar”, tha gjykata në një deklaratë, duke shtuar se “dëmi në shoqëri është i madh dhe krimet janë jashtëzakonisht të rënda dhe duhet të dënohen ashpër në përputhje me ligjin.”

Lai u dënua gjithashtu për akuzat e bigamisë dhe ai u përjashtua nga Partia Komuniste në pushtet në vitin 2018, kur u ngrit një padi kundër tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme