Kuvendi voton pro dërgimit të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit

19:38 | 5 Janar 2021
L G

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro kërkesës së dërgimit të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në mision paqeruajtës, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot.

Përpara kësaj, ata votuan me 82 vota për që të shmangin rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së dërgimit të kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në IOËA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme