Shënon ulje numri i rasteve me Covid-19 në rajonin e Tetovës

15:31 | 5 Janar 2021
Arbresh.info

Numri i të infektuarve nga virusi korona javën e fundit në Tetovë dhe pesë komunat për rreth, ka shënuar rënie për rreth 50 për qind, thotë përgjegjësi i qendrës kovid në Spitalin e Tetovës Gëzim Nuredini.

Sipas tij, është ulur gjithashtu edhe numri i pacientëve të hospitalizuar. Nga 50 të shtruar tani ka 23 pacientë.

“Para tre javësh, numri i pacientëve që vinin në kovid qendër ishte 60 apo 70 kurse tani nga 20 – 30, dhe shumica e tyre vijnë vetëm për konsulta. Maskat që i përdorim por edhe masat kanë dhënë njëfarë rezultati të jashtëzakonshëm dhe ja kemi numër të ulët të pacientëve të ri me Kovid” – deklaroi Gëzim Nuredini, Përgjegjës për qendrën Covid në Tetovë.

Megjithatë mjekët presin rritjen e numrit të rasteve të reja pas festave për shkak të grumbullimeve por edhe uljes së numrit të testimeve. Nga sot janë rikthyer edhe dyndjet para bankave.

Dhjetëra qytetarë para thuajse të gjitha bankave në Tetovë, presin të marrin pensionet dhe ndihmën e lëshuar nga Qeveria.

“Presim që prej orës 11, atëherë e mora numrin. Jemi lodh me pritjet, maltretim është kjo, asgje tjetër”.

“Një orë e gjysmë pres, krejt presin dhe ne do presim, çka të bëjmë”.

Ndryshe, nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës informojnë se gjatë 24 orëve të fundit, në Tetovë dhe Gostivar për mosmbajtje të maskave dhe mos respektim të masave, janë dënuar gjithsej 58 persona./alsat-m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme