Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takim interesant shihet ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Therandasit kanë shtatë fitore dhe pesë humbje në këtë edicion, kurse pejanët tetë fitore dhe katër humbje.
Fakt interesant është edhe ballafaqimi i trajnerëve nga Turqia. Fatih Emre Gezer i Yllit dhe Shemsettin Bash i Pejës.
Ndërkohë, të mërkurën përballen edhe dy skuadrat me traditë, Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina, por që nuk janë në pozita të dëshiruara.
Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe tetë humbje, derisa Bardhekaltrit tri fitore dhe nëntë humbje.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj