Google ADS

FIFA ia bllokon transferimet Tiranës, kjo është arsyeja

14:26 | 5 Janar 2021
V. S.

FIFA i ka bllokuar transferimet skuadrës shqiptare, Tirana që ishte afër të bënte zyrtare transferimin e Taulant Seferit dhe Ferhan Hasanit.

Ky vendim i FIFA-s hyri në fuqi sepse ‘bardhëblutë’ nuk e paguan Moktar Cisse me të cilën e humbën gjyqin dhe duhet të paguajnë 200 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Tani Tirana është e detyruar të paguajë borxhin ndaj Cisse, pastaj të pres kur t’i lejohet nga FIFA të realizojë transferimet.

Ndërkohë, kur FIFA të zhbllokojë vendimin, atëherë Tirana mund të transferojë dyshen Seferi dhe Hasani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme