Google ADS

Arrestohet personi që kërcënoi Zaevin dhe Pendarovskin

13:01 | 5 Janar 2021
Arbresh.info

Policia arrestoi 45-vjçarin i cili kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski.

Ai është privuar nga liria për shkak të dyshimeve se ka kryer vepra penale, ndërsa policia ka kontrolluar shtëpinë e tij.

“Ai në ‘Facebook’ profilin e tij, si dhe në disa portale ka publikuar video me përmbajtje kërcënuese, ka promovuar dhe nxitur gjuhë të urrejtjes, diskriminuese dhe dhunë ndaj personave të tjerë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, me urdhër nga gjykatësi në procedurë paraprake, janë gjetur lap topë dhe disa lëndë të tjera që kanë të bëjnë me veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim penal”, thonë nga policia.

Personi nga Vevçani i cili u prezantua si “zotëri Popovski” publikoi video në ‘Facebook’ ku kërcënonte me fjalët “vdis Zoran Zaev, Stevo Pendarovski”./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme