Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutojnë për Ushtrinë e Kosovës

12:52 | 5 Janar 2021
V. S.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 15:00.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se arsyeja e kësaj mbledhje është kërkesa nga Qeveria për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse.

Njoftyimi i plotë:

Sot në ora 15:00 do të jetë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në  të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse.

Ndryshe me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës, Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës njofton Zyra për media e Kuvendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme