Një 31- vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Shkodër, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Kapja e tij u bë nga shërbimet e policisë në fshatin Dobraç, ku nga kontrolli iu gjet e fshehur në automjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
31-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Njoftimi i policisë/ Shkodër
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë Zastava.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, në DVP Shkodër , në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër (i dënuar më parë).
Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i’u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCH
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99