Futbollisti i Kombëtares Shqiptare nënshkruan me Tiranën

11:32 | 5 Janar 2021
V. S.

Në pritje të Ferhan Hasanit, Tirana bën një tjetër goditje të madhe në merkato. Taulant Seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare është bërë zyrtarisht pjesë e bardhebluve të cilët kanë arritur akordin me zviceranët e Young Boys për huazimin e 24-vjeçarit deri në fund të këtij sezoni.

Tirana forcon kështu sulmin me një element shumë cilësor i cili me klasin dhe shpejtësinë e tij pritet të rrisë konkurencën në repartin e avancuar. Seferi do të provojë për herë të parë në karrierë një eksperiencë në futbollin shqiptar, teksa gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Zvicër.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi.

Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24-vjeçarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme