Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur se skuadrës së tij është dashur t’i jepeshin dy penallti në humbjen 1:0 kundër Southampton në Premierligë.
Klopp po ashtu e mbrojti sulmuesin e vet Sadio Mane, duke thënë se senegalezi nuk është mashtrues dhe se gjyqtari është dashur të jepte penallti në favor të tij, transmeton Gazeta Express.
Të kuqtë pësuan disfatë 1:0 falë një goli të hershëm të Danny Ings, duke i dhënë mundësi Manchester Unitedit ta marrë primatin në garë për titull.
Liverpooli ofroi pak në sulm gjatë ndeshjes së hënës mbrëma, por u ankua për dy penallti të cilat nuk iu dhanë as pas rishikimit të rasteve në VAR.
Në njërin rast, gjuajtja e Georginio Wijnaldum e goditi dorën e kundërshtarit, ndërsa tjetri rast ishte një ndërhyrje e Kyle Walker-Peters ndaj Manes.
“Situata më e qartë ishte kur Mane e kishte topin. Kushdo që përsëri thotë se Sadio Mane simulon është shakaxhiu më i madh në botë. Mane përpiqet të qëndrojë në këmbë. Ishin dy raste në të cilat ekipet e tjera do të fitonin penallti”, tha Klopp.
“Pastaj prekja e topit me dorë, nuk e di se kush do të ma shpjegoj këtë mua”, shtoi ai.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...