Forcat izraelite të sigurisë kryen “vrasje të tmerrshme” gjatë gjithë vitit 2020, duke qëlluar për vdekje të paktën 27 palestinezë nëpër territoret e okupuara palestineze dhe në Izrael, sipas grupit izraelit të të drejtave B’Tselem.
“Gjatë vitit 2020, forcat izraelite të sigurisë vranë 27 palestinezë, shtatë prej tyre të mitur: një në Rripin e Gazës, 23 në Bregun Perëndimor [përfshirë Jeruzalemin Lindor] dhe tre brenda Izraelit”, tha B’Tselem, raporton aljazeera.
Në të paktën 11 nga 16 vrasjet e hetuara nga B’Tselem në Bregun Perëndimor të okupuar, palestinezët “nuk përbënin kërcënim për jetën e forcave” ose ndonjë personi tjetër në kohën që u qëlluan, transmeton Telegrafi.
Disa nga shembujt e theksuar në raport përfshinë vrasjen e Iyad Hallaq, një palestinez 32-vjeçar autik i cili ndoqi dhe punoi në një shkollë për njerëzit me nevoja të veçanta në Qytetin e Vjetër të okupuar të Jeruzalemit.
Grupi tha se dokumentoi 248 sulme të kryera nga kolonët e paligjshëm izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor vitin e kaluar.
Sulmet varionin nga sulmet fizike deri te shënjestrimi i fermerëve ose pronave të tyre, të cilat “nuk mund të ndodhnin pa mbështetjen e gjerë të dhënë nga shteti”.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë