Skocia do të hyjë në një bllokadë tjetër si masë parandaluese ndaj koronavirusit nga sonte në mesnatë e deri në fund të janarit.
Ministrja e parë skoceze, Nicola Sturgeon, i ka zbuluar masat e fundit në parlament duke shtuar se ndjehet shumë e shqetësuar lidhur me situatën aktuale me COVID-19, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Me rregullat e reja, skocezëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse kanë ndonjë arsye thelbësore si blerja e gjërave ushqimore apo ushtrimet fizike
Institucionet fetare do të mbyllen, ushtrimet në grup të ndalohen dhe shkollat do të funksionojnë kryesisht përmes mësimit në internet dhe në distancë.
Këto rregulla do të zbatohen në të gjithë territorin skocez të paktën deri në fund të janarit dhe do të mbahen nën shqyrtim./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë