Sot rreth orës 11:00, hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një rast Lëndim të rëndë trupor(therrje me thikë).
policia bënë të ditur se rasti ka ndodhur me datën 01.01.2021 në fshatin Shkabaj, ku ka pasur një përleshje në mes të disa personave, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë), shkruan arbresh.info.
Që nga dita e raportimit hetuesit policor kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar. Puna e tyre është finalizuar sot ku janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet së është përdorur në rast.
Personat e dyshuar: L. J, mashkull 21 vjeç, J. J, mashkull 26 vjeç, si dhe A. H, mashkull 33 vjeç, që të tre shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore janë proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit./arbresh.info/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...