Google ADS

Për ta minus 35 gradë nuk është asgjë, rusët notojnë në liqenin e Bajkallit për të festuar Vitin e Ri

16:33 | 4 Janar 2021
L G

Në ditët me temperatura ekstreme të ulëta, rusët nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë pa u futur në ujërat e ngrira të liqenit Bajkall në Siberi, për të festuar Vitin e Ri.

Në liqen notuan dhjetëra rusë pavarësisht që temperaturat shënonin në termometër deri në minus 35 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Para se të futeshin në ujë, këta notues trima vraponin me rroba banjo nëpër një zonë malore, që më pas disa kilometra më poshtë të vazhdojnë me larjen në Bajkall.

Larja në ujërat e ngrira në Rusi nuk është diçka e pazakontë, pasi një praktikë të tillë ata e preferojnë prej vitesh dhe thonë se ndihen mirë kur futen në ujin e ngrirë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme