Dhembja e kokës ndonjëherë shkaktohet nga mungesa e vitaminave, të cilat gjenden në disa artikuj që e eliminojnë kokëdhimbjen
Dhembjet e kokës mund të pengohen me vitaminën B2, e cila gjendet në drithëra, në tharmin e birrës, në kajsi të thata dhe në hirrë, transmeton Telegrafi.
Supozohet që kjo vitaminë përmirëson aktivitetin e pjesëve të qelizave të cilat e prodhojnë energjinë. Nëse dhembja e kokës nuk pushon për shkak të tendosjes të enëve të gjakut, do të veprojë naicina e cila gjendet në oriz integral, bizele, perime të gjelbra, peshk dhe në mishin e tonit.
Sipas ekspertit të ushyqerjes Erin Palinski, dhimbja e kokës në disa raste shkaktohet nga mungesa e kaliumit. Një patate furre mund t’ju vinte shumë në ndihmë.
Sipas mjekes Stella Metsovas, në shumë raste kjo shkaktohet nga dehidratimi dhe një burim i mirë uji do të ishte patatja e ëmbël që përmban edhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të luftuar dhimbjen.
Uji. Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën. Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.
Kosi. Sugjerohet konsumi i rregullt ditor të kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalcium e që kokëdhimbja të mbahet larg. Të dhënat tregojnë se për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë.
Farat e susamit. Janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe qetësimin e dhimbjes. Ulin presionin e gjakut dhe për pasojë lehtëson dhimbjen e kokës. Janë të pasura me vitaminë B6 që ndikon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru. Ky hormon vepron si anti-depresiv por qetëson edhe dhimbjet.
Farat e linit. Janë të pasura me omega-3 dhe kanë veti anti-inflamatore. Kanë veti anti-inflamatore, kundër dhimbjes si edhe të vjellave. Konsiderohet si trajtues natyral edhe për dhimbjet e kokës.
Specat djegës. Ky efekt qetësues shkaktohet nga përbërësi i quajtur capsaicinë që vepron si qetësues jo vetëm në rast dhimbje koke, por edhe shpine apo dhëmbësh. Janë të pasura me vitaminën B3 që qetëson enët e gjakut si edhe nervat. Shpesh mungesa e kësaj vitamine shkakton stres dhe dhimbje koke.
Avokado. Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë pemë të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lufton migrenën. E pasur me antioksidantë, avokadoja jo vetëm që i largon dhimbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.
Fiqtë. Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën. Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht parandalon dhimbjet e kokës.
Salmoni. I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trombocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Ndër të tjera, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta luftoni migrenën. /Arbresh.info/
Koreja e Veriut do të ndërpresë çdo lidhje rrugore me Korenë...
Vizita e shkurtë e Trendafilovës në Kosovë, pritet të takohe...
Ushtarët amerikanë përfundojnë stërvitjet të misionit të For...
Liverpooli mëson se sa do t’i mungojë Alisson Beckeri
Prokurori special lexon akuzat që rëndojnë mbi tre terrorist...
Guvernatori Ismaili takon homologun nga Malta, shkëmbejnë in...