Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka përkujtuar Kolonel Tahir Zemajn, Enis Zemajn dhe Hasan Zemajn në 18 vjetorin e vrasjes së tyre, shkruan Arbresh.info.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar që ideatorët dhe vrasësit e tyre të marrin dënimin e merituar.
“18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera. Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën