Në janar, takimi i radhës Kosovë- Serbi në nivel të lartë

09:20 | 4 Janar 2021
Arbresh.info

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë në janar në Bruksel.

Arbresh.info mëson se takim  do të zhvillohet në nivel të lartë.

“Në gjysmën e janarit pritet të rinisë procesi i dialogut ku takimi i parë do të zhvillohet nga Avdullah Hoti dhe Aleksader Vuçiqi”, ka thënë ky burim

Pala kosovare do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, derisa pala serbe nga presidenti serb, Aleksader Vuqiç.

Tema e diskutimit pritet të jene çështjet e diskutuar nga niveli teknik përberë nga koordinatori shtetërore Skender Hyseni dhe nga kryenegociatori i ri serb Petar Petkoviç.

Ndryshe, takimi i fundit i dialogut ishte zhvilluar me 29 tetor 2020.

“Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Po ashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, kishte shkruar Lajçak në Twitter.

 

 

Të ngjashme