Google ADS

Tërmet në Zagreb të Kroacisë

08:15 | 4 Janar 2021
Arbresh.info

Një tërmet tjetër raportohet të ketë ndodhur pak më parë në Zagreb të Kroacisë.

Kjo u bë e ditur përmes faqes ‘EMSC’ në rrjetin social Twitter, por që nuk është saktësuar se çfarë shkalle ka qenë tërmeti.

Kroacia u trondit këto ditë nga lëkundje të forta tërmeti.

Tërmeti që ndodhi me datën 29 dhjetor ishte 6.5 shkallë të rihterit, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetin Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme