Zbardhet vrasja që përgjaku 1 janarin në Tiranë, ku ndërroi jetë 42-vjecari Vladimir Zvezhda. Autori i ngjarjes, 34-vjeçari Klajdi Shundi kishte ftuar motrën e tij bashkë me kunatin që të kalonin ndërrimin e viteve së bashku, për të festuar edhe blerjen e apartamentit.
Gjatë festës, duket se te dy e kanë tepëruar me sasinë e alkoolit që kanë konsumuar. Në një moment viktima ka nisur të debatojë me bashkëshorten e tij, por vëllai i gruas është vënë në siklet. 34-vjeçari u ka kërkuar të largohen pasi nuk mund të lejonte që ata të grindeshin në banesën e tij natën e Vitit të Ri. Sherri mes çiftit Zvezhda ka vijuar edhe sapo kanë dalë nga shtëpia.
Fëmjët e viktimës kanë marrë në telefon 34-vjeçarin që të shkonte të qetësonte gjakrat. Në gjendje të dehur Shundi goditi kunatin me thikë në qafë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Këtë të diel ai u la në burg nga Gjykata. I riu pretendoi se nuk e mbante mend ngjarjen. Edhe në dosjen e policisë thuhej se autori ishte ndaluar në gjendje të dehur. Në gjyq ai shtoi se me kunatin nuk kishte pasur probleme më parë dhe se nuk e kishte paramenduar vrasjen e tij, duke ia lënë fajin pijes së tepërt./lapsi/
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...