Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për një sulm të armatosur dhe likuidimin e 11 minatorëve, anëtarë të pakicës, Khazars Shiite në provincën e Balochistan.
Sulmi u krye herët këtë mëngjes, rreth njëqind kilometra në juglindje të qytetit Kete, kryeqyteti i Balochistanit, transmeton portal arbresh.info
Vrasësit hynë në konviktin e minatorëve dhe i likuiduan ata, njoftoi Reuters.
“Ata u lidhën duart dhe sytë minatorëve dhe më pas i prenë në fyt”, tha një anëtar i sgurimit që ka dashur të mbetet anonim.
“Vrasja e 11 minatorëve të pafajshëm është një akt tjetër terrorizmi frikacak, çnjerëzor. Unë kam kërkuar që shërbimet e sigurisë të përdorin të gjitha burimet për t’i sjellë ata vrasës para drejtësisë,” tha kryeministri Pakistanit, Imran Khan./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...