Google ADS

Lloji i ri i koronavirusit arrin në Greqi

23:36 | 3 Janar 2021
Trina Galanxhi

Në Greqi, janë zbuluar katër rastet e para të llojit të ri të koronavirusit.

Sipas mediave greke, rastet janë shfaqur nga njerëzit që kanë ardhur nga Britania e Madhe, transmeton portal arbresh.info

Një zyrtar anonim ka deklaruar se personat e infektuar me llojin e ri të koronavirusit janë në karantinë.

Një mutacion i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani të Madhe, i cili është përhapur në të gjithë botën, mendohet të jetë shumë më ngjitës se ato të mëparshmit.

Greqia sot ka hyrë në një regjim më të rreptë të kufizimeve, i cili do të mbetet në fuqi deri më 10 janar.

Masat përfshijnë shtetrrethimin nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, ndërprerjen e porosive në internet në pikat e shitjes me pakicë dhe mbylljen e dyqaneve të tilla si parukierët dhe sallonet e bukurisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme