Google ADS

Numri i viktimave nga COVID-19 shkon në mbi 350 mijë në SHBA

16:23 | 3 Janar 2021
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të shënojnë mijëra raste të infektuara me COVID-19.

Kësisoj, në SHBA janë raportuar edhe qindra mijëra të vdekur nga ky virus.

Të dielën në Shtetet e Bashkuara u shënuan të dhëna shqetësuese lidhur me pandeminë e koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve tejkaloi 350 mijë.

Nju Jorku iu bashkua Kalifornisë, Teksasit dhe Floridës me më shumë se një milion raste të regjistruara. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Illinois.

Pandemia e koronavirusit vazhdon të sfidojë Shtetet e Bashkuara edhe në ditët e para të vitit të ri.

Sistemi shëndetësor i Kalifornisë është i mbingarkuar. Ambulancat presin me orë për të dorëzuar pacientë të rinj.

Qarku i Los Anxhelosit është pa diskutim epiqendra e pandemisë në ShBA. Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Publik në këtë qark ka një kërkesë për banorët.

“Nuk po u kërkojmë njerëzve që të mos takojnë familjarët për gjithë jetën. Po u kërkojmë të mos takohen gjatë javëve të ardhshme ndërsa shpërndajmë vaksinën”, thotë Dr. Barbara Ferrer, Drejtore e Departamentit të Shëndetit Publik në Los Anxhelos.

Zyrtarët në Karolinën e Veriut po ndërtojnë spitale të inprovizuara për të rritur kapacitetet. Në Masaçusets, që nga dita e falenderimeve, numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me 60 për qind .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme