Mund të duket se mënyra më e mirë për ta bërë ushqimin të zgjasë më shumë është të vendosni gjithçka në frigorifer sapo të ktheheni nga tregu ose supermarketi, por disa ushqime do të humbin shijen dhe strukturën e tyre të vërtetë ose thjesht bëhen të zeza.
Domate
Mbajtja e domateve në frigorifer ndryshon strukturën kimike dhe zvogëlon sasinë e përbërjeve të paqëndrueshme në këtë perime, e cila do të ndikojë në shijen e tyre. Cilësia dhe ngjyra e domateve ndikohen gjithashtu nga temperaturat e ftohta, dhe temperaturat nën pesë gradë do t’i bëjnë frutat të bëhen shumë të butë.
Patate
Duhet të ruhen në një vend të freskët dhe të thatë, ose në një qese letre ose me vrima për t’i mbajtur të thata – por asnjëherë në frigorifer. Nëse e mbani në frigorifer, niseshtja e patates mund të shndërrohet në sheqer, gjë që do të ndikojë në strukturën e saj dhe do të ndryshojë ngjyrën dhe shijen e ëmbël pas gatimit, transmeton RTV21.
Qepë
Nëse qepa nuk është pastruar, i duhet një vend i freskët dhe i thatë për t’u ruajtur me shumë ajrosje dhe jo frigorifer. Qepët duhet të vendosen në frigorifer vetëm nëse janë qëruar ose prerë në feta ose kur duam të zgjasim afatin e ruajtjes së varieteteve të ëmbla ose të buta të qepëve me përmbajtje të lartë uji. Sidoqoftë, ato gjithashtu duhet të mbahen në lagështi të ulët për të qëndruar të thata. Qepët e copëtuara mund të mbahen në një enë të mbyllur në frigorifer deri në shtatë ditë.
Bukë
Megjithëse ngrirja e bukës mund të ndalojë proceset që e bëjnë bukën bajat, vendosja e bukës në frigorifer do të përshpejtojë procesin. Në fakt, temperatura e ulët bën që niseshteja të kristalizohet shumë më shpejt sesa në temperaturën e dhomës, duke përshpejtuar procesin që e bën bukën të fortë dhe bajate.
Banane
Vendosja e bananeve të pjekura në frigorifer do t’i ndihmojë ato të qëndrojnë të ngrënshme për disa ditë, por nëse i vendosni ndërsa janë ende pak të gjelbra dhe të forta, ato nuk do të piqen fare, edhe pasi t’i nxirrni nga frigoriferi dhe lëkura e tyre do të bëhet e zezë. Bananet janë një frutë tropikale dhe nuk kanë mbrojtje natyrore kundër të ftohtit në muret e tyre qelizore. Temperaturat e ulëta bëjnë që muret e qelizave të shpërthejnë dhe të bëjnë që enzimat tretëse të frutave të rrjedhin nga qelizat, duke bërë që lëvorja e bananes të bëhet krejt e zezë.
Hudhër
Nëse vendosni hudhër në frigorifer ose në një qese plastike, mund të myket. Mënyra më e mirë për të ruajtur hudhrën është ta mbani në temperaturë dhome në një vend të thatë dhe të errët me qarkullim të mjaftueshëm të ajrit./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...