Sot është bërë një vit që nga dita kur Nezir Mehmetaj u arrestua në Merdare, derisa po e dërgonte nënën e tij për shërim në Nish të Serbisë.
Arrestimi i tij u bë nën dyshimet për krime lufte. Për këto dyshime, gjykata serbe i kishte caktuar atij paraburgim.
Vëllau i Nezirit, Valoni thotë se vazhdimisht kanë marrë premtime, por se edhe më tej nuk po i caktohet seancë gjyqësore.
“Si zakonisht premtime kemi pas gjithmonë, por seanca gjyqësore nuk po caktohet. Prej institucioneve të vendit nuk kemi fare mbështetje, nuk ka asgjë konktete”, ka thënë ai për IndeksOnline.
“Si familje ne nuk jemi ndalë për asnjë moment, jemi duke shqyrtuar variante të ndryshme për me përshpejtu procedurën, pasi nuk po i caktohet seancë gjyqësore. Avokati veçse e ka përgatitë lëndën komplet por çështja është tek prokurori”, theksoi tutje ai.
Valoni thotë se e kanë të vështirë pasi që nuk u lejohet as kontakti me të.
“Ne jemi në atë pozitë që kurgjo nuk na doket mirë, ne s’kemi as festë derisa ai është aty brenda. As nuk na lejohet kontakt. Ne nuk mundemi me shku me vizitu pasi që mundet e njëjta me na ndodhë neve, me na arrestu”, ka thënë tutje ai.
Ai thotë se kanë shpresa që seancë do t’i caktohet brenda këtij muaji, dhë vëllau i tij Neziri të lihet i lirë.
Ndryshe, arrestimi i tij u bë nën dyshimet për krime lufte, por, familjarët po i mohojnë këto akuza.
Sipas tyre, Neziri nuk ka qenë fare në Kosovë gjatë luftës. Gjatë kësaj periudhe thonë se ka qenë në Zvicër, ku edhe jetonte deri para arrestimit.
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...