Jose Mourinho tallet keq me Bruno Fernandes

09:42 | 3 Janar 2021
Arbresh.info

Jose Mourinho ka bërë një tjetër deklaratë në lidhje në rekordin e penalltive të realizuara nga Bruno Fernandes për Manchester United, pas golit të fundit të mesfushorit të premten në mbrëmje.

Fernandes ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm në Old Trafford, që kur u bashkua me ekipin e Ole Gunnar Solskjaer në janar të vitit të kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas fitores së Spurs ndaj Leeds United të Shtunën, e cila pa Son Heung-min të shënojë golin e tij të 100-të për klubin, Mourinho nuk mund të mos gjente kohë për të goditur paksa ish-skuadrën e tij.

I pyetur për momentin historik të Son, Mourinho tha: “Të fitosh çmimin Puskas, të shënosh 100 gola për Tottenham dhe për të qenë ndoshta në tre golashënuesit kryesorë të Premier League pa penallti, është diçka e madhe. Disa lojtarë shënojnë 10 gola në sezon me penallti dhe unë nuk po flas për Harry Kane. Unë jam shumë i lumtur për Son”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme