Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar liderin e dyshuar të një grupi militant, që ishte fajësuar për sulmet më 2008 në Mumbai të Indisë.
Zyrtari policor kundërterrorizmit, Shakil Ahmed tha të shtunën se Zaikur Rehman Lakhvi është arrestuar në qytetin Lahore, nën akuza për financim të terrorizmit.
Lakhvi dyshohet se është lider i grupit militant, Lashkar-e Taiba (LeT), grup të cilin, Shtetet e Bashkuara dhe India e akuzojnë për sulme në Mumbai më 2008, ku u vranë të paktën 166 persona, përfshirë edhe shtetas amerikanë.
Disa ditë pas sulmeve në Mumbai, Lakhvi ishte arrestuar, por u lirua më 2015, pas vendimit të një gjykate pakistaneze.
Autoritetet pakistaneze pretendojnë se Lakhvi kishte një farmaci në Lahore, por ky biznes ishte si mbulesë, pasi autoritetet thonë se ai financonte aktivitetet e militantëve.
Një komitet për sanksione i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se Lakhvi udhëheq operacionet e LeT dhe e ka akuzuar atë për pjesëmarrje në aktivitete të militantëve jashtë vendit, përfshirë në Afganistan, Irak, Bosnje dhe në Çeçeni të Rusisë.
Grupi militant LeT është grup i armatosur i lidhur me Al-Kaidën dhe lufton në rajonin e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Më 2002, ky grup ishte akuzuar po ashtu për sulmin ndaj Parlamentit të Indisë dhe ishte shpallur i paligjshëm.
Militantët e këtij grupi kanë kryer sulme edhe ndaj forcave afgane dhe trupave të huaja që gjenden në Afganistan.
Zyrtarët indianë dhe afganë kanë akuzuar Islamabadin se ndihmon këtë grup, por autoritetet pakistaneze kanë hedhur poshtë këto akuza. /REL/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...