Google ADS

Çfarë raporti ka me fëmijët e partnerit? Fjolla Morina rrëfehet për lidhjen me Fisnikun

09:14 | 3 Janar 2021
Arbresh.info

Ajo ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur të vitit që sapo lamë pas. Është fjala për Fjolla Morinën.

Arrestimi i saj për trafikim armësh dhe më pas bërja publike e lidhjes me biznesmenin Fisnik Syla, e vendosi këngëtaren në qendër të vëmendjes mediatike. Çifti i njohur ka treguar se është shumë i dashuruar e se presin të martohen.

Në një intervistë të dhënë për “Revista Who”, këngëtarja ka treguar se me Fisnikun ka gati 1 vit e lidhur dhe se është njohur me të nga disa miq të përbashkët.

“Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, ka treguar Fjolla.

Ajo është shprehur se të dy bashkë e kanë ditur se lidhja e tyre do të ishte shumë jetëgjatë dhe ka ndarë një histori interesante.

“Të dy bashkë e kemi menduar. S’e harroj një ditë kur ishim në një ishull në Spanjë. Hodhëm të dy nga një gur në ujë dhe kishim menduar të njëjtën dëshirë që të jemi bashkë përgjithmonë, në të mirë e në të keq, deri në vdekje. Kur më vonë, pas disa muajve, pyetëm njeri-tjetrin, Fisniku kishte menduar të njëjtën gjë ashtu si unë”, ka thënë Morina.

E pyetur në lidhje me faktin se si e kanë pritur dy fëmijët e Fisnikut lidhjen me të, Fjolla është përgjigjur: “Fëmijët janë të shenjtë në jetën tonë. Është shumë e rëndësishme që fëmija të rritet me dashuri dhe kujdes të madh”. Ajo ka shtuar se i ka njohur fëmijët e Fisnkut, ndërsa me dy vajzat e saj e ka prezantuar që në fillim të lidhjes. Këngëtarja është shprehur se nuk ka pasur nevojë t’ju japë shumë shpjegime të bijave dhe se ato kanë krijuar një raport shumë special me Fisnikun.

“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, ka treguar Fjolla.

Ajo ka shtuar se nga 2021 presin një bebe. “Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, është shprehur Morina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme