Gjendet i vdekur një 45-vjeçar në Shkup

08:37 | 3 Janar 2021
Arbresh.info

Një shkupjan 45 vjeçar gjendet i vdekur në Cërni Vërv, informojnë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se i vdekuri U.F. është gjetur dje në orën 16:15 minuta nga ana e nëpunësve të policisë, ndërsa zhdukjen e tij një ditë më parë e kishte paraqitur bashkëshortja e tij.

Në afërsi është gjetur edhe makina e tij “Lada Niva” me targa të Shkupit.

Ekspertët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme