Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën e sotme me një falenderim ndaj kongresmenit Eliot Engel.
Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel, i cili ka deklaruar se nuk do të kandidojë më që të jetë pjesë e Kongresit Amerikan.
“Përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! ???? Autoritet i pazavendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social “Facebook”.
Eliot Engel sot largohet nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve.
Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Washington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar ndër të tjera kongresisti Engel në Facebook.
Ai më pas ka postuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor.
Ndër të tjera në fjalim ai foli edhe për Kosovën dhe se si Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Engel njihet si përkrahës i madh i Kosovës. /Telegrafi/
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...