Arsenali e ka mposhtur me rezultat 0-4 West Bromin si mysafirë. Tierney (23), Saka (28) dhe Lacazette (61 dhe 64) ishin golashënuesit për Arsenalin që shënuan fitoren e tretë rresht në Premier Ligë
Arsenali i Mikel Artetas ka filluar të këndellet.
Skuadra nga Londra Veriore kishte një ecuri pa tetë fitore në Premier Ligë dhe ishte afër zonës së rënies nga liga por në 10 ditët e fundit ata kanë fituar në tri ndeshje nëntë pikë për të pasur vetëm tri pikë më pak se vendi i gjashtë Chelsea (26 pikë) në Premier Ligë.
Qysh në fillim të ndeshjes, Arsenali ishte më i mirë dhe e kërkoi më shumë golin.
Ai erdhi në minutën e 23-të, ku Tierney shënoi një gol të bukur pasi kaloi disa lojtarë të West Bromit.
Në pjesën e dytë do të shënohej edhe një gol.
Kësaj radhe goli u shënua nga Bakayo Saka i cili mori një pasim të mirë nga Smith Rowe për të shënuar golin e dytë në ndeshje në minutën e 28-të.
Pjesa e dytë nisi më mirë për West Brom, madje ata shënuan një gol por që u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.
Arsenali e mori përsëri ndeshjen në dorë dhe Lacazette do të shënonte edhe dy gola të tjerë.
Fillimisht sulmuesi francez shënoi në minutën e 61-të pas një tollovie në zonë.
Goli i dytë erdhi në minutën e 64-të ku Kieran Tierney bën një gjysmëkros të cilin në gol e shndërron Lacazette.
Kjo fitore e ngrit në pozitën e 11-të Arsenalin me 23 pikë, tri pikë më pak se vendi i gjashtë në Premier Ligë Chelsea të cilët do të luajnë kundër Manchester City në Stamford Bridge nesër./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...