Numri i qytetarëve që vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit vazhdon të jetë i lartë.
E, që nga viti 2019 e deri më 28 dhjetor të këtij viti, janë 686 kosovarë në listë të pritjes që kanë kërkuar shërim jashtë vendit.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
Sipas tij, Kosova ka marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë në Turqi, për trajtimin e 100 pacientëve.
“Nga viti 2019 deri në dhjetor 2020 janë 686 pacientë në pritje për trajtim. Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë ne Turqi, për trajtimin e 100 pacientëve (pa implikime buxhetore)”, tha ai.
Plakiqi thotë se, pacientët nën moshën 18 vjeçare, me sëmundje malinje ndihmohen maksimumi me 160,00.00 Euro.
Ndërsa, personat mbi moshën 18 vjeçare përkrahen maksimalisht deri në 30,000.00€.
“Për pacientet nën moshën 18 vjeçare, me sëmundje malinje maksimumi është 160,00.00 Euro, ndërsa për sëmundjet tjera 30,000.00 Euro. Pacientët mbi moshën 18 vjeç, pavarësisht diagnozës, bazuar ne UA 03/2017 për TMJIShP mund te përkrahen maksimalisht deri ne 30,000.00€, ndërkaq Bordi Ekzekutiv për TMJIShP është kompetent për aprovimin e shumes financiare”, thotë Plakiqi për arbresh.info
Ndryshe, buxheti i planifikuar i vitit 2021 për sektorin e shëndetësisë, është për 20 milionë më i vogël se ai i vitit 2020./A.Zeka/arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?