Google ADS

Spiropali për Grida Dumën: Nuk më pëlqen krahasimi, s’e shoh si konkurrente!

00:02 | 3 Janar 2021
Trina Galanxhi

E ftuara e parë dhe speciale e kësaj puntate e mbushur me surpriza dhe emocione, ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera ka folur edhe për faktin që shpesh e krahasojnë me Grida Dumen dhe anasjelltas, pasi u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka.

“E kam dëgjuar disa herë, nuk e shoh si konkurente. Nuk kam asnjë lidhje me Gridën, kur kemi rastisur nëpër studio jemi respektuar. Pastaj unë që e vogël jam ndjerë mirë si vetja ime dhe nuk kam bërë krahasime me të tjerët, më është dukur vetja pak si ndryshe”– u shpreh Spiropali duke shtuar se duhet të besojmë më shumë tek konkurrenca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme