Policia ka arrestuar të dyshuari për plagosjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Pejë.
Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar lidhur me incidentin që ka ndodhur. Rasti mbetet ende nën hetim – për momentin kemi vetëm një të dyshuar i cili është arrestuar” tha Gashi.
Kujtojmë se nga incidenti që ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë përcjellur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...