Gjashtë komuna në Kosovë gjenden në zonën e kuqe apo të rrezikut të lartë nga Covid-19, në mesin e tyre mbetet kryeqendra Prishtina.
Në listën e re, të publikuar dje, në zonën e kuqe gjenden Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Në këtë zonë, që futen komunat me nivel të infeksionit 76-150 për 100 mijë banorë brenda javës, ndalohet qarkullimi për qytetarët nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Ndalohen hyrjet e daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në ora 05:00, me përjashtim të personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe ngjashëm, apo qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.
U lejohet edhe lëvizja operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, kompanive ndërtimore, operatorëve që kryejnë punë publike. Por duhet pajisur me leje të veçantë qarkullimi të gjithë.
E operatorëve ekonomik i lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00, qendrave tregtare po ashtu në të njëjtin orar, si dhe hotelierisë e gastronomisë. Pas orës 20:00, lejohet për gastronominë vetëm shërbim me dërgesë në zonën e kuqe.
Sipas rangimit të ri në zonën e verdhë janë gjashtë komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.
“Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Facebook.
Të nderuar qytetarë,
Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë për juve dhe familjet tuaja, ju falënderoj për festime…
Posted by Armend Zemaj on Friday, January 1, 2021
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet