Google ADS

Pacolli: AKR mbetet opsioni i vetëm edhe në këto zgjedhje

19:00 | 2 Janar 2021
Arditë Shkodra

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka treguar për takimin e mbajtur me strukturat e Aleancës Kosova e Re.

Me këtë rast Pacolli ka falënderuar strukturat partisë për besnikërinë e 15 viteve, transmeton arbresh.info

“Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka treguar se AKR është mobilizuar për zgjedhje dhe në fund ka bërë thirrje për kthim në AKR./arbresh.info/

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës. Struktura jonë politike e organizative ka qëndruar e fortë, kompakte dhe konstruktive në një terren politik jo të lehtë. E kuptoj mirë vështirësinë që shfaqet kur përmbajtja jonë, e brumosur nga idetë dhe vizioni ballafaqohet me idetë e gënjeshtërta që s’kanë vizion. Prandaj, faleminderit dhe njëkohësisht Urime Viti i Ri.

Po ashtu, meqë jemi në prag zgjedhjesh parlamentare kam marrë besimin e tyre dhe ua kam dhënë zotimin tim, se AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca. Tash, sot, në këtë moment, jemi mobilizuar më thellësisht dhe jemi konsoliduar gjerësisht, për ta shndërruar AKR-në në një emërues të pashmangshëm të së ardhmes politike në Kosovë. Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar.

Prandaj AKR si gjithmonë, por veçanërisht në këto zgjedhje, mbetet opsioni i vetëm.

Edhe një herë kthejuni shijes dhe zhvillimit.

Kthejuni AKR-së.

Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15…

Posted by Behgjet Pacolli on Saturday, January 2, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme