Në vitin 2020 është regjistruar numri më i madh i të vdekurve në Maqedoni

17:59 | 2 Janar 2021
A Z

2020 do të jetë viti me numrin më të madh të qytetarëve të vdekur në Maqedoni që nga pavarësia e saj, njofton “Sitel”, ndërsa kjo më së shumti është për shkak të pandemisë.

Shifrat tregojnë se 2.503 persona vdiqën vitin e kaluar si pozitiv për Covid-10 gjatë tre tremujorëve të fundit të vitit 2020.

Numri më i lartë i vdekjeve nga Covid-19 u regjistrua në nëntor me 769 vdekje, pasuar nga dhjetori me 740. Që nga marsi, mesatarisht janë regjistruar 9 vdekje në ditë.

Gjatë vitit 2020 kishte tre valë, më e forta prej të cilave ishte në nëntor, dhe dy ishin në qershor dhe prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme