Qindra zogj kanë ngordhur pasi shumë njerëz hodhën fishekzjarrë në kryeqytetin italian mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Pamjet nga rrugët e Romës, tregonin dhjetëra e dhjetëra zogj, kryesisht harabelë, të pajetë në tokë.
Shkaku i ngordhjes së tyre nuk është i qartë por organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve tha se dukej se e gjithë kjo kishte të bënte me përdorimin masiv të fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve.
Sipas ekspertëve, ka gjasa që zogjtë të kenë ngordhur edhe nga frika e zhurmës së jashtëzakonshme të fishekzjarrëve.
Harabelët mund të jenë ngritur në fluturim kaotik, të jenë përplasur me njëri-tjetrin apo me dritaret apo linjat e energjisë elektrike.
Madje ekspertët thonë se zogjtë mund të ngordhin edhe nga ataket kardiake.
Spektaklet e fishekzjarrëve çdo vit shkaktojnë probleme dhe lëndime përveçse tek njerëzit edhe tek kafshët dhe numri i pazakontë i zogjve të ngordhur në Romë, vjen pavarësisht masës së ndalimit të fishekzjarrëve atje nga autoritetet, që në një masë të madhe është injoruar./tch
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...