Temperaturat e larta në mes të dimrit ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, thonë mjekët.
Organizmi nuk është i përshtatur për ndryshime të mëdha të temperaturës dhe prandaj sulmet e viruseve të ndryshme janë më të shpeshta.
“Këto temperatura janë të përshtatshme për viruse të ndryshme banale, kështu që këto ditë ka numër në rritje të pacientëve – fëmijë me temperaturë të lartë. Sigurisht se nuk ka të bëjë me Covid-19, ka të bëjë me infeksione nga viruse banale dhe infeksione individuale bakteriale që i kemi gjithmonë në këtë periudhë të vitit” – tha Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore.
Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se pas disa ditëve me diell në vitin e ri, prej nesër na presin reshje të shiut.
“Nesër, që nga mëngjesi do të kemi të reshura shiu. Vetëm në male këto reshje do të jenë me borë. Nesër do të fryjë erë e dobët mesatare, kryesisht nga jugu, ndërsa edhe në ditët në vijim do të qëndrojmë nën ndikimin e kësaj ere nga jugu. Temperaturat në mëngjes do të jenë pozitive deri të martën, të mërkurën do të kemi mëngjes pak më të freskët” – u shpreh Boris Sekirarski, Enti Hidrometeorologjik.
Për shkak të ndryshimeve të këtilla të motit, mjekët rekomandojnë veshje të përshtatshme gjatë qëndrimit në natyrë, ushqim i ekuilibruar dhe pije të ngrohta./alsat
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...