Modelja nga Shqipëria, Angela Martini, tash e një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Amerikë.
Krahas punës, ajo ka ndërtuar një jetë të lumtur private me partnerin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu, shkruan portali arbresh.info
E së fundi, bukuroshja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe ku shihet se pozoi me bluzë të hapur te gjoksi, pranë pasqyrës.
“Gezuar Vitin e Ri! Sigurisht që i dëshiroj të gjithëve të njëjtat gjëra të mira si të gjithë! Por me të vërtetë, më së shumti që i uroj të gjithëve është të zgjohen nga ç’është kjo gjë e quajtur botë njerëzore. Të zgjohesh vërtet nga simulimi, matrica, jeta apo çfarëdo që quhet! Që ne të zbulojmë gjërat më të rëndësishme për veten tonë dhe JO ato që na thanë breza njerëzish ose librash. Për të zbuluar nga kemi ardhur, pse jemi këtu, ku po shkojmë dhe cili është qëllimi i jetës sonë. Dhe gjëja më e rëndësishme – të zbulojmë KUSH jemi dhe kush është armiku ynë i vërtetë! Të jemi të vetëdijshëm për superfuqitë tona, sepse e kemi! I dashur kjo është bota jote !!! Kjo është ajo që ju uroj!”, ka shkruar Angela.
Kujtojmë se, dyshja u martuan në dhjetor të vitit 2017, gjersa kanë qenë shumë të komentuar ndër vite për romancën e tyre. / arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...