Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Posusje të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku tetë të rinj vdiqën në rrethana të dyshimta në natën e ndrrimit të moteve.
Gjatë ditë së sotme pritet që të filloj autopsia e të rinjve, për të zbuluar më shumë se cili ka qenë shkaku i vdekjes së tyre, transmeton arbresh.info.
Këta të rinjë ishin duke festuar në një vilë në qytetin Posusje.
Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore dhe Prokuroria thanë se tani për tani gjithçka tregon se vdekja ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave toksikë nga njësia, e cila ishte e vendosur në dhomën ndihmëse të vilës ku festuan Ivan Miličević, Stipe Romić, Mirela Rezo , Žana Pavković, Mia Soldo, Stipe Pavković, Marija Pavković dhe Stjepan Jukić, të gjithë të lindur në 2001.
Gjatë inspektimit është përcaktua që dritarja e vilës ishte gjysmë e hapur dhe ka shumë të ngjarë që në këtë mënyrë gazrat e shkarkimit, konkretisht monoksidi i karbonit, të i ketë mbytur tetë të rinj./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...