Brukseli nuk ka gjetur qetësi në natën e Viti të Ri, pavarësisht masave të rrepta

11:42 | 2 Janar 2021
Trina Galanxhi

Brukseli ka përjetuar trazira në natën e Vitit të Ri, pavarësisht se ishte nën kufizime të rrepta për shkak të pandemisë.

Shërbimet e urgjencës në Bruksel kanë pranuar 70 thirrje për djegie mobiliesh dhe automjetesh, shkruan shtypi lokal, transmeton portal arbresh.info

Policia ka arrestuar 154 njerëz dhe ka ndaluar deri në gjashtë grumbullime private. Ata gjithashtu duhej të bënin rreth 50 ndërhyrje në lidhje me fishekzjarret, pavarësisht një ndalimi në të gjithë rajonin e shitjes së produkteve piroteknike.

Pavarësisht trazirave, në qendër të Brukselit janë vërejtur shumë pak shkelje të kufizimeve për shkak të bllokimit. Rregullat e qytetit kufizojnë kontaktet shoqërore brenda në një person dhe vetëm në katër persona jashtë.

Kryetari i Brukselit, Philipe Close ka vlerësuar lart punën e autoriteteve për zbatimin e ligjit në qytet. “Bravo për komandën e unifikuar që bëri të mundur organizimin e natës së Vitit të Ri në Bxl”, shkroi kryebashkiaku në Tëitter. “6 zonat e policisë, policia federale, zjarrfikësja dhe shërbimet mjekësore u koordinuan nga qendra rajonale e krizave. Faleminderit për bashkëpunimin e mirë dhe gëzuar vitin e ri të gjithëve. ”

Brukseli vazhdon të mbetet vatër e nxehtë e rasteve me koronavirus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme