Albin Kurti uron lirimin e Rexhep Selimit nga burgu në vizitën në familjen e tij

10:50 | 2 Janar 2021
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në natën e dytë të Vitit të Ri ka vizituar familjen e shefit të grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi.

Kurti në këtë vizitë ka uruar lirimin e Selimit nga burgu, i cili ka rreth tre muaj që po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Rexhep Selimi po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte kundër njerëzimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme