Festat e fundvitit janë koha kur dëshirojmë që të kalojmë kohën me më të dashurit tonë.
Vitin e kaluar pandemia ka shtuar mërzinë dhe vetminë te njerëzit në mbarë botën, prandaj psikologët vijnë me këshilla për ata që ndjehen të vetmuar dhe të mërzitur, transmeton portal arbresh.info
Sigurisht, mërzitja më e madhe është për gjyshërit që nuk mund të kalojnë kohën me nipërit dhe mbesat e tyre, pasi për shkak të masave të marra për kujdesin ndaj pandemisë, shumica e gjyshërve kanë qenë larg më të dashurve të tyre.
Psikologët sugjerojnë që ditët pas festave të fundvitit t’i kaloni përdorur teknologjinë në mënyrë që të keni afër njerëzit tuaj të dashur.
Probleme me tretjen ditët e festave? Nëse ndiqni këto këshilla nuk do të keni më
Gjithashtu, psikologët theksojnë se shumica e njerëzve në botë nuk kanë bërë asnjë plan në lidhje me qëllimet që duan të arrijnë në vitin 2021, dhe sipas tyre kjo po ndodh për shkak të pasigurisë që ka shkaktuar viti 2020.
Sipas psikologëve, viti 2021 është shumë i rëndësishëm, por jo për datat specifike, por për pritjet për t’iu kthyer jetës normale.
Psikologët sugjerojnë që mos të caktoni data mbi qëllimet, pasi sipas tyre kjo mund të shkatërrojë psikikën e njerëzve dhe se pritja mund të shkaktojë depresion.
Ata theksojnë se për shkak të depresionit pas festave, njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë nga të tjetër në mënyrë që mos të ndjejnë vetminë gjatë ditëve të para të vitit./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës