Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është i lirë që të negociojë me klube të tjera, pasi kontrata e tij ka hyrë në Camp Nou ka hyrë në gjashtë muajt e fundit.
E ardhmja e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë është përfolur qe një kohë të gjatë, me Manchester Cityn, Interin e Paris Saint-Germainin që i prijnë garës për 33-vjeçarin.
Messi ka qenë pjesë e Barcelonës që nga viti 2001 kur iu bashkua si fëmijë, por verën që shkoi ishte i gatshëm të largohej, transmeton Koha.
Klubi nuk e lejoi dhe për të mos pasur përballje gjyqësore, ai vendosi të priste edhe për një sezon.
Tani Messi vazhdon të jetë jo i lumtur me klubin që po dështon të rigjejë formën. Barça është e gjashta në tabelën e La Ligës me 10 pikë prapa liderit Atletico që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Goal” ka raportuar të premten se lojtari e as babai i tij, Jorge, s’kanë pasur asnjë takim me klubin dhe se ai tash është i lirë të negociojë me palë të tjera.
Asnjë vendim i Messit s’pritet të merret para 24 janarit kur të mbahen zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, me të gjithë kandidatët që kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së argjentinasit në Camp Nou./Arbresh.info/
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...